Menaxher Dyqani (Store Manager)
- business Talent Job Seeker
- directions_car Pristina
- workFull-time
Drejton operacionet e përditshme të dyqanit në çdo aspekt: performancën e shitjeve, eksperiencën e klientit, inventarin, standardet vizuale dhe planifikimin e orareve të ekipit. Nxitë rritjen përmes objektivave dhe promovimeve, trajnoni dhe vlerësoni stafin, zgjidh problematikat me shpejtësi dhe përdorni të dhënat e shitjeve/stokut për ta mbajtur dyqanin fitimprurës dhe të organizuar. Përgjegjësitë Kyçe: Menaxhimi dhe mbikëqyrja e të gjitha aspekteve të operacioneve të dyqanit, përfshirë shitjet, inventarin, shërbimin ndaj klientit dhe stafin. Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive për rritjen e shitjeve dhe profitabilitetit. Monitorimi dhe analizimi i të dhënave të shitjeve dhe inventarit për të marrë vendime të mirëinformuara biznesi. Trajnimi dhe zhvillimi i stafit për të ofruar shërbim të shkëlqyer ndaj klientit dhe njohuri të thella mbi produktet. Krijimi dhe mirëmbajtja e një ambienti pune pozitiv dhe produktiv për të gjithë punonjësit. Sigurimi që dyqani të jetë i pastër, i organizuar dhe vizualisht tërheqës në çdo kohë. Trajtimi i kërkesave dhe ankesave të klientëve në mënyrë të shpejtë dhe profesionale. Monitorimi i niveleve të inventarit për të garantuar disponueshmërinë e produkteve. Zhvillimi i mbledhjeve të rregullta me stafin dhe kryerja e vlerësimeve të performancës. Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për zhvillimin dhe implementimin e strategjive promovuese. Garantimi i përputhshmërisë me politikat dhe procedurat e kompanisë. Kërkesat: Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Menaxhim Retail, ose fusha të ngjashme. Minimumi 3 vite përvojë pune në menaxhimin e njësive tregtare (Retail). Aftësi të forta lideri dhe menaxheriale. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale. Preferohen njohuritë mbi pajisjet e gjuetisë dhe ato për aktivitete në natyrë (outdoor). Histori e dëshmuar në rritjen e shitjeve dhe fitueshmërisë. Gatishmëri për të punuar me orar fleksibël, përfshirë fundjavat dhe festat. Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe sistemeve POS (arkës). Njohje e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe angleze. Nëse jeni të motivuar, fokusuar te klienti dhe po kërkoni një karrierë premtuese në sektorin retail, aplikoni tani për t’u bërë pjesë e databazës sonë në ROI Hunting.
Pristina
United States of America
Place of work
Talent Job SeekerPristina
United States of America
About us
Identifica el mejor Talento con Talent Job Seeker
Job ID: 10445798 / Ref: 81b1252f87a4ad514d0d574220779be7