Akademia e Shitjes
- business Talent Job Seeker
- workFull-time
ROI FOUNDATION × ROI ACADEMY × SHARP GROUP Lansojnë Akademinë 6-Mujore të Shitjes. Bursa të plota për 20 persona Vlerë totale 20,000 € dhe mundësi direkte punësimi. ROI Foundation në bashkëpunim me ROI Academy dhe Sharp Group lansojnë Akademinë 6-Mujore të Shitjes, një program falas i krijuar për të përgatitur gjeneratën e re të profesionistëve të shitjes. Programi ofrohet si bursë e plotë në vlerë 20,000 për 20 pjesëmarrës, të cilët do të angazhohen paralelisht edhe në praktikë 6-mujore brenda kompanive të ROI Holding, me mundësi reale punësimi për më të dalluarit. Çfarë do të mësoni dhe përfitoni? Bazat e shitjes profesionale dhe prezantimet moderne Teknikat e komunikimit, negociimit dhe mbylljes së shitjeve Menaxhimin e klientëve (CRM) dhe krijimin e marrëdhënieve afatgjata Shitjen me telefon, online dhe ballë për ballë Strategjitë e shitjeve B2B dhe B2C Teknikat moderne të shitjes me AI dhe automatizimet praktike Rolin e marketingut në shitje dhe bashkëpunimin me ekipet operative Ndërtimin e pitch-eve profesionale dhe prezantimeve për klientë Gjenerimin e leads cilësorë dhe kthimin e tyre në klientë realë Ligjërata nga ekspertë të njohur të fushës Praktikë 6-mujore në ekipet e ROI Holding me projekte reale Kush mund të aplikojë? Programi është i hapur për të gjithë të rinjtë me motivim për karrierë në shitje: Studentë të ekonomikut, marketingut, komunikimit apo shkencave sociale Persona pa përvojë pune që duan të specializohen në shitje profesionale Individë që duan të zhvillojnë aftësitë e komunikimit, negocimit dhe prezantimit Të sapodiplomuar që kërkojnë eksperiencë praktike dhe mundësi punësimi Kushdo që e sheh veten në shitje dhe ka dëshirë të rritet profesionalisht Pse të aplikoni? Program falas 6-mujor Trajnime nga ekspertë të fushës Praktikë 6-mujore në ROI Holding Projekte reale dhe klientë realë Certifikatë dhe mundësi punësimi
United States of America
Place of work
Talent Job SeekerUnited States of America
About us
Identifica el mejor Talento con Talent Job Seeker
Job ID: 10450535 / Ref: 56f05f9f79ebb329fbdf5aaf25a5e170