Praktikant/e për Zhvillim Biznesi (Business Development Intern | 15–18 vjeç)

ROI Hunting ofron shërbime rekrutimi dhe mbështetje HR për kompani në Kosovë dhe rajon. Ndihmojmë punëdhënësit me shpallje pune, gjetje kandidatësh, përzgjedhje dhe përmirësim të prezantimit të tyre si punëdhënës në treg. Përshkrimi i Praktikës Kjo praktikë të jep një hyrje praktike në zhvillimin e biznesit dhe komunikimin profesional me kompani. Do të mësosh si të hulumtosh kompani, si të organizosh lista kontakti dhe si të përgatitësh mesazhe të para dhe ndjekje (follow-up) në mënyrë të rregullt. Roli është mësimor dhe mbështetës: nuk pritet të sjellësh kontrata apo klientë të rinj. Punon me hapa të qartë, template dhe mentorim nga ekipi. Çfarë do të mësosh Si funksionon zhvillimi i biznesit: nga hulumtimi deri te komunikimi dhe ndjekja Si shkruhen mesazhe profesionale në LinkedIn dhe email Si identifikohen persona kyç në kompani dhe si strukturohet një listë kontakti Si mbahet evidenca e kontakteve dhe detyrave (CRM / tabela) Si punohet në ekip dhe si raportohet progresi Detyrat dhe Përgjegjësitë Hulumtim i kompanive (sektor, madhësi, lokacion, nevoja potenciale) Ndërtim dhe përditësim i listave të kontakteve (kompani, person kontaktues, LinkedIn, email nëse është publik) Përgatitje e mesazheve të para dhe follow-up (me template të gatshme) Evidentim i komunikimeve dhe ndjekjeve (kush u kontaktua, kur, dhe çfarë u diskutua) Ndihmë në përgatitje të materialeve të thjeshta (one-pager, prezantime, Canva/Google Docs) Pjesëmarrje në takime të brendshme dhe përmbledhje e pikave kryesore (notes + next steps) Opsionale: ide dhe mbështetje në angazhim profesional në rrjete sociale Kriteret (Të domosdoshme) Mosha 15–18 vjeç Shkrim dhe komunikim i mirë në gjuhën shqipe (anglishtja është plus) Përdorim bazik i kompjuterit (Google Docs/Sheets ose MS Office) Përgjegjësi, korrektësi dhe vullnet për të mësuar Sjellje profesionale dhe respekt për privatësinë Përparësi (Jo të domosdoshme) Interes në biznes, marketing, HR, komunikim ose sipërmarrje Përdorim bazik i Canva Njohje/kuriozitet për LinkedIn (ose gatishmëri për të mësuar) Orari dhe Mbështetja Orar fleksibil (i përshtatur me shkollën) Detyra të qarta + udhëzim dhe feedback çdo javë Trajnim fillestar dhe template për komunikim Çfarë Ofrojmë Certifikatë praktike + rekomandim (në bazë të angazhimit) Mentorim dhe përvojë reale pune Mundësi për të krijuar mini-portfolio (lista lead-esh, skripta mesazhesh, mini-raporte) Mundësi angazhimi të mëvonshëm (nëse ka përshtatje dhe mundësi) Bonuse sipas performancës (bazuar në rezultate dhe angazhim) Rregulla të Praktikës (për moshën 15–18) Pa detyra të papërshtatshme ose jashtë standardeve të sigurisë Pa presion për “shitje” Çdo komunikim me kompani bëhet me udhëzim dhe me template të miratuara Respekt maksimal i privatësisë dhe etikës profesionale Si të Aplikosh Dërgo: Një prezantim të shkurtër (5–10 fjali): kush je dhe pse të intereson kjo praktikë CV (nëse ke) ose “profil studenti” (shkolla, aktivitetet, interesat)

Place of work

Talent Job Seeker

United States of America

About us

Identifica el mejor Talento con Talent Job Seeker



Job ID: 10450180 / Ref: 4e8e651a79b7c9c77461f700973e0d85

Talent Job Seeker

Place of work
Talent Job Seeker
Employees
51-200
Industry
Personnel Services